OBSH: Pandemia ka lodhur njerëzit

OBSH: Pandemia ka lodhur njerëzit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se “lodhja pandemike” po kërcënon aftësinë e Evropës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, transmeton Insajderi.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha të martën se “sakrificat e mëdha” të bëra nga njerëzit në të gjithë Evropën gjatë pandemisë “kanë shkaktuar një kosto të jashtëzakonshme, e cila na ka lodhur të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë, ose çfarë bëjmë”, raporton BBC.

Më tutje ka vazhduar Drejtori i OBSH-së për Evropën, duke thënë “në rrethana të tilla është e natyrshme të ndihesh apatik dhe i demotivuar…të përjetosh lodhje”, tha Kluge.

Ndërsa në fund, Kluge ka thënë se njerëzit nuk duhet të humbin shpresën dhe se duhet të luftojnë virusin, “por, megjithëse të lodhur, njerëzit duhet të ringjallin përpjekjet për të luftuar virusin”, përfundoi Hans Kluge. /Insajderi.com