
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për shkallë alarmante të përhapjes së Covid-19 në Evropë, njofton Insajderi.
Hans Kluge, i cili mban postin e Drejtorit për Evropë nga radhët e OBSh-së, ka thëne se numri i rasteve të muajit shtator, duhet të shërbej si alarm zgjimi për qeveritë nga shtetet evropiane.
Nga 53 shtete që janë pjesë e OBSh-së nga Evropa, janë regjistruar rreth 5 milionë raste të infektimeve dhe afër 227.000 vdekje.
Rastet e infektimit ditor është mes 40.000 deri 50.000, kjo shifër është nga rritja e testimeve në disa shtete.
Në të gjithë botën janë të infektuar afër 30 milionë njerëz, dhe rreth 1 milionë kanë vdekur. /Insajderi.com