OBSH thotë se situata me variantin e ri të Coronavirusit është alarmante

OBSH thotë se situata me variantin e ri të Coronavirusit është alarmante

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson duhet bërë më shumë pasi gjendja është alarmante për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID-19, i cili u zbulua së fundmi, transmeton Insajderi.

Drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të Coronavirusit.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge,duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar”, tha Kluge gjatë një konference për media.

Edhe pse viruset ndryshojnë vazhdimisht, varianti i ri i Coronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh.

Masat që propozoiuKluge tha se tashmë janë të njohura, siç është mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve shoqërore, mbajtja e distancës fizike si dhe larja e duarve. Por, ai tha se këto masa duhet të intensifikohen./Insajderi.com