O’Connell arsyeton deklaratat e tij për Kosovën: Miqtë ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat

O’Connell arsyeton deklaratat e tij për Kosovën: Miqtë ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se për këto pesë vite të mandatit të tij, Kosova ka pasur vend special në zemrën e tij, dhe se ndonjëherë i ka thënë të vërtetat këtij vendi mik, edhe kur ato nuk kanë tingëlluar dipomatike.

“Miqtë ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat, edhe nëse ato nuk janë të mirëseardhura ose të përshtatshme, ose të mira për të dëgjuara. Edhe kur ato nuk janë diplomatike”, ka thënë O’Conell në festën e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara me temë Liria e Mediave.

“Mendoj që është mirë t’i themi disa gjëra dhe  t’i dëgjojmë”, tha tutje ambasadori duke dënuar ata që sulmojnë gazetarët dhe ata që justifikojnë këto sulme fizike.

“Shoh njerëz që i sulmojnë gazetarët, dhe të tjerët që e justifikojnë dhunën ndaj gazetarëve, duke thënë se mirë po ua bëjnë sepse kanë agjenda sekrete”.