O’Connell: Kthimi i Zharkut si njeri i lirë në Kosovë është turp

O’Connell: Kthimi i Zharkut si njeri i lirë në Kosovë është turp

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për rastin e Xhabir Zharkut dhe ka kërkuar marrjen e masave, siç ka thënë, që kriminelët në të ardhmen të mos arratisen nga vendi.

“Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë, është turp. Turpi kryesor është që në këto 6 vjet që kur ai u lejua t’i ikë drejtësisë, asgjë nuk është bërë që t’i ndalojë politikanët tjerë kriminelë që ta bëjnë të njëjtën gjë”.

“Shpresoj që reformat në drejtësi të Qeverisë do të mbyllin këtë zbrazëti dhe t’i japin përkrahje atyre policëve e prokurorëve që janë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. Britania ka nevojë që Kosova të jetë partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar në Facebook ambasadori britanik.