O’Connell nderohet nga Mbretëresha Elizabeth II për punën e kryer në Kosovë

O’Connell nderohet nga Mbretëresha Elizabeth II për punën e kryer në Kosovë

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, është nderuar me çmimin e Urdhrit të Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeth II, për shërbimin e tij në politikën e jashtme britanike, njofton Insajderi.

Lajmin për këtë shpërblim ndaj ish-ambasadorit O’Connell, e bëri të ditur gruaja e tij, Elida Ramadani, me anë të një postimi në Facebook, ku më tutje foli edhe për punën e tij në Kosovë.

“Ishte veçanërisht prekëse për mua të shihja se si Ruairi investoi çdo grimë të energjisë, guximit dhe integritetit të tij për ta bërë atdheun tim, vendin ku unë u rrita, një vend të zbatueshëm. Gjatë punës së tij në Kosovë, Ruairi mbështeti familjet e të zhdukurve dhe avokoi me qeverinë për t’i ndihmuar ata të fitojnë njohje dhe t’i kthejnë vuajtjet e tyre në një përpjekje për pajtim të vërtetë”.

“Ai mbështeti të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe amplifikoi gjendjen e tyre të vështirë për njohje dhe drejtësi. Ai punoi shumë për të thyer modelet e nepotizmit, luftoi korrupsionin dhe ndihmoi më të mirët e Kosovës për të dalë në krye, atje ku ata meritojnë të jenë dhe për të çuar vendin e tyre përpara”.

“Ai ndihmoi në mbylljen e boshllëqeve në ligje që lejonin kriminelët t’i shpëtonin drejtësisë. Ndihmoi në rritjen e tregtisë MB-Kosovë me gati 200%. Ndihmoi në përhapjen e Ragbit në Kosovë dhe në themelimin e Federatës. Bravo për Ruairin dhe të gjithë ekipin e Ambasadës Britanike në Prishtinë”, thuhet në postimin e saj. /Insajderi.com