O’Connell: Për vendin tim ëndërroj të bëj 1 për qind të asaj që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

O’Connell: Për vendin tim ëndërroj të bëj 1 për qind të asaj që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur lëvdatat e tij për fitoren e sotme të Kosovës ndaj Azerbajxhanit.

Në një postim në Facebook, ambasadori britanik ka përmendur legjendën Fadil Vokrrin dhe trajnerin e xhudos, Driton Kukën si më meritorët për suksesin e Kosovës në sport.

“Ëndërra ime është që të bëjë për vendin tim 1 për qind çka kanë bërë Fadil Vokrri dhe Driton Kuka për vendin e tyre”, ka shkruar O’Connell.