fbpx

Oda e Afaristëve të Kosovës e gatshme të ndihmojë Ushtrinë e Kosovës, por është një problem

Oda e Afaristëve të Kosovës e gatshme të ndihmojë Ushtrinë e Kosovës, por është një problem

Procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri po mbështetet me mjete financiare edhe nga afaristët vendorë.

Disa nga bizneset kosovare janë shprehur të gatshme që t’i ndajnë dy përqind të fitimit për mbrojtjen e shtetit.

Oda e Afaristëve të Kosovës ka shprehur vullnetin që të kontribuojë në forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Ata po kërkojnë edhe ligj që do të mundësonte dhurimin mjeteve.

“Dy përqind të fitimit në tatim të ndahet drejtpërsëdrejti për Ushtrinë e Kosovës”.

Ndërkohë që në FSK shprehen e gjitha kjo mbetet vetëm një dëshirë e bizneseve.

“E tëra mbetet vetëm në kuadër të kënaqësisë dhe gatishmërisë ndërsa nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, thonë zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala.

“Nuk ka legjislacion që FSK-ja dhe ministria për mbrojtjen e Kosovës të pranojë ndonjë donacion vullnetar ose ndihma vullnetare”, thotë ai për Klan Kosovën.