Oda e Farmacistëve jep sqarim se pse u shfrytëzua gjendja emergjente me rritje të çmimeve

Oda e Farmacistëve jep sqarim se pse u shfrytëzua gjendja emergjente me rritje të çmimeve

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, në një intervistë për InDoks, ka thënë se farmacistët, sikurse mjekët, janë pika më e rrezikuar e sistemit kur flitet për COVID-19. Ai nuk ka pranuar se ka pasur rritje të çmimeve në Kosovë.

“Produktet e caktuar në një numër shumë të vogël, si alkooli dhe ndonjë produkt tjetër ka mungesë në furnizim të tyre, por mund të them me përgjegjësi të plotë, se të gjitha farmacitë në tërë botën  ka pasur ngritje por prodhuesi, e jo vetëm produkti final por edhe e lëndës së parë që është vështirë që sot të bëhen furnizimet nga këto produkte”, ka thënë Jakupi.

Jakupi ka dhënë poashtu një shpjegim se si u rriten çmimet në vend.

“Çmimi është rritur në nviel global por varësisht saj, ka raste individuale që kanë keqpërdor këtë detyrë natyrisht që do të ketë edhe hetime edhe organet kompetente do t’i trajtojnë këto raste. Produktet e caktuar nuk gjenden, alkool nuk gjendet ka prodhues që po e shpërndajnë përmes qendrave spitalore është e vështirë të gjenden nëpër barnatore t’iu lihet se i kanë rritur çmimet”, ka shtuar Jakupi.

Pas rritjes së çmimeve barnatoreve në sytë e qytetarëve iu është humbur imazhi por, Jakupi ka thënë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

InDoks | Biznes në kohë pandemie

InDoks | Biznes në kohë pandemie

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 22. März 2020

“Jo nuk mund të dëmtohet as nuk do të lejojmë për shkak se  blerjet në kërkesa dhe oferta dhe çmimet e blerjeve, gjithçka mund të dëshmohet më vonë, gjurmët do të mbeten dhe ne do të bëjmë hetime”.

InDoks në këtë episod do të trajtojë situatën me biznes në vend, pas konfirmimit të rasteve të para me ‘CoVID-19’. Sa u keqpërdor ajo nga biznesi? Sa do ta dëmtoi kjo situatë vetë biznesin? Sa do të humbin punëtorët, sidomos ata të sektorit privat? Çka po bënë shteti në këtë mes? Janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje.