Oda e Mjekëve kërkon që gradimi në kuadër të Ligjit për Paga të bëhet në tri kategori

Oda e Mjekëve kërkon që gradimi në kuadër të Ligjit për Paga të bëhet në tri kategori

Kryetarët e Odës së Mjekëve dhe Shoqatës së Mjekëve Familjarë të Kosovës gjatë një takimi të përbashkët dolën me qëndrim se opsion i vetëm i pranuar i gradimit në kuadër të Ligjit për Paga të jetë propozimi i përbashkët i MSH dhe OMK ku mjekët janë ndarë në tri kategori, mjek i përgjithshëm, specializant dhe specialist.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje në interes të komunitetit të mjekëve, dhe në veçanti u diskutua rreth diskriminimit në gradimin e mjekëve specialist të mjekësisë familjare, transmeton kp.

“Çdo ndarje e specialistëve të mjekësisë familjare nga specialistët tjerë do të shkaktojë çrregullim me përmasa destabilizuese në sistemin tonë shëndetësor, me ç’rast “filtri” i sistemit të referimit do të zhdukej”, thuhet në komunikatën për media të Odës së Mjekëve të Kosovës.