Oda Ekonomike Amerikane: Marrëveshja e Washingtonit do ta shndërrojë Kosovën në nyje të rëndësishme në Ballkan

Oda Ekonomike Amerikane: Marrëveshja e Washingtonit do ta shndërrojë Kosovën në nyje të rëndësishme në Ballkan

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ekonomike në Uashington

Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kjo marrëveshje do ta bëjë normalizimin ekonomik vendit.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, ka thënë për Telegrafin se, ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore do ta shndërroj Kosovën në nyje të rëndësishme transporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Oda Ekonomike Amerikane e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington, e të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe funksionalizimi i transportit hekurudhor ndërmjet dy shteteve, por edhe shtrirja e tij deri në Detin Adriatik, ofron mundësi të reja më efikase për transportuesit nga Kosova por edhe e shndërron Kosovën në nyje të rëndësishme transporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Zeka.

Zeka tha se eliminimi i barrierave teknike dhe politike do të ndihmonte edhe në promovimin e parimeve të së marrëveshjes për Zonën e mini-Schengenit.

“Përmirësimi i lidhshmërisë dhe eliminimi i barrierave teknike e politike do të ndihmonte edhe në promovimin e parimeve të së marrëveshjes për Zonën e mini-Schengenit, pjesë e të cilës tashmë do të jenë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Financimi që do të ofrohej nga dy institucionet financiare amerikane DFC dhe EXIM Bank do të ofronte një burim të ri të qasjes në financa me kushte më të volitshme, ndërsa krahas financimit për projektet infrastrukturore, i rëndësishëm është edhe qasja e lehtësuar në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha ai. /Insajderi.com