fbpx

Oda Ekonomike Amerikane publikon monitorin e ri të energjisë

Oda Ekonomike Amerikane publikon monitorin e ri të energjisë

Oda Ekonomike Amerikane ka publikuar edicionin e nëntë të monitorit të energjisë. ‘Energy Monitor’ (Monitori i Energjisë), përfaqëson përmbledhje lajmesh lokale dhe rajonale të përzgjedhura të fushës së energjisë.

Monitori i ri i energjisë përmban dhjetëra lajme të fushës së sigurimit të sektorit të energjisë. Në të mund të lexoni lajmet më të fundit në lidhje me furnizimin me rrymë në Kosovë, rajon dhe në botë, duke përfshirë edhe tema të ndërlidhura me ndërtimin e termocentralit të ri Kosova e Re, investimet në energji elektrike dhe në projekte të ripërtrishme, si dhe shumë informata tjera.

Përvec lajmeve të sektorit të energjisë në Kosovë, monitori përmban një numër artikujsh të publikuara në lidhje me termocentralet e reja që kanë filluar së ndërtuari në rajon si dhe projekte tjera energjetike të energjisë së gjelbër.

Monitorin e fundit të energjisë mund t’a shkarkoni duke klikuar këtu.