Oda Ekonomike e Kosovës refuzon ftesën e Serbisë për vaksinim

Oda Ekonomike e Kosovës refuzon ftesën e Serbisë për vaksinim

Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Odës Ekonomike të Serbisë për vaksnimin kundër COVID-19 të ndërmarrësve, pasi kjo e fundit ka siguruar 10 mijë vaksina nga AstraZeneca, përcjell Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj ode, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se refuzimi është bërë për arsye parimore.

Sipas Rukiqit, OES jo vetëm Kosovës, por ju ka bërë thirrje për vaksinim ndërmarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës.

Bizneset tona janë të gatshme të përkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në procese tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që akoma nuk është pajisur me vaksinën kundër Coronavirusit./Insajderi.com