Oda Ekonomike kërkon së sa më shpejt të miratohet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Oda Ekonomike kërkon së sa më shpejt të miratohet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar miratimin sa më të shpejt të ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Në një konferencë për media, Rukiqi tha se ky ligj është të i domosdoshëm të miratohet në mënyrë që të rritet efikasiteti për menaxhimin e ekonomisë në këtë kohë pandemie.

“Ligji mundëson që shumë instrumentet të Pakos Emergjente të implementohen më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtator a po tetor të fillojë se zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët janë të gatshëm ta shpenzojnë shumën e tërheqjes nga tursti sa do që e kanë në dispozicion.

Sipas, Rukiqit, lehtësimi i qasjes në kredi për bizneset do t’i jepte frymë atyre, në këtë krizë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet privat për të mundësuar investimet. 100 milionë parashihen te kjo masë, mundtë futen në qarkullim 300 milionë euro, me mjetet që garanton qeveria për kreditë”, tha Rukiqi./Insajderi.com/