OECD: Rritja botërore në nivelin më të ulët 11-vjeçar

OECD: Rritja botërore në nivelin më të ulët 11-vjeçar

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikoi se ekonomia botërore do të ngadalësohet këtë vit dhe në vitin 2020 për shkak të shkallëzimit të tensioneve tregtare dhe pasigurisë së lartë të politikave.

OECD-ja uli parashikimin e rritjes botërore për këtë vit në 2.9 për qind nga parashikimi i mëparshëm prej 3.2 për qind, ndërsa për vitin 2020 në 3 për qind nga 3.4 për qind. Në vitin 2018 kjo shifër ishte 3.6 për qind.

Laurence Boone është kryeekonomistja e Organizatës:

“Së pari, mesazhi i parë është se rritja është ngadalësuar dhe kemi frikë se do të mbetet në nivel të ulët. Të gjitha rreziqet që shohim anojnë drejt rënies. Siç i dini, ato janë tregtia, Brexit, tregjet financiare. Mund të jenë edhe çmimet e naftës”, thotë Laurence Boone kryeekonomiste në OECD.

Gjithashtu, OECD-ja paraqiti një këndvështrim të zymtë të ekonomive të zhvilluara dhe ato në zhvillim, për shkak se, “përshkallëzimi i konflikteve tregtare po ndikon tek niveli i besimit dhe investimeve”.

Për të përfunduar këtë zymtësi, OECD-ja rekomandon “ambicie më të madhe të reformës strukturore”, për të ulur ndikimin negativ nga kufizimet në tregti dhe në investimet ndërkufitare.