Volkan Oezdemir do të luftojë për titullin e UFC megjithëse është akuzuar për një krim.
UFC ka shpallur zyrtarisht të mërkurën se Daniel Cormier do të mbrojë titullin e “light heavyweight” të UFC ndaj Oezdemir në UFC 220 që do të zhvillohet në Boston më 20 janar.
Cormier ka thënë publikisht se Oezdemir do të ishte kundërshtari i radhës, por nuk ishte e qartë nëse do të zhvillohej për shkak të problemeve me ligjin të Oezdemir.
Oezdemir (15-1) ka fituar pesë ndeshje radhazi, duke përfshirë tre ndeshjet e para të tij në UFC këtë vit. Zvicerani ka fituar dy ndeshjet e fundit brenda 70 sekondave.
Oezdemir është arrestuar në Florida në fillim të këtij muaji për një sulm ndaj një personi duke e plagosur. Thuhet se luftëtari i MMA ka goditur me një grusht një person i cili ka rënë nokaut jashtë një lokali në gusht.
Tani luftëtari rrezikon pesë vite burg.
Cormier e humbi titullin ndaj Jon Jones në UFC 214 në korrik. Por iu rikthye titulli kur Jones doli pozitiv me steroide./Telesport.