Oferta e fundit e United për Sanchon – “mere ose lëre”

Oferta e fundit e United për Sanchon – “mere ose lëre”

Manchester United janë duke bërë gati një ofertë të fundit “mere ose lëre”, për Jadon Sanchon, njofton Insajderi.

Siç shkruan portali Goal, oferta është mbi 98 milionë euro dhe do të jetë shifra e finale që United vendosë në tavolinë për yllin e Borussia Dortmund.

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga klubi gjerman. Më parë, interesimit të Djajve për Snachon ata iu kanë përgjigjur negativisht, duke thënë se nuk e kanë ndërmend ta shesin lojtarin./Insajderi.com