Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Deçan, Istog, Klinë e Gjakovë

Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Deçan, Istog, Klinë e Gjakovë

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë toka bujqësore në rajonin e Pejës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve  të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim ShAL 45, gjenden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjeve të ndryshme shoqërore që janë janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.

Tokë bujqësore me sipërfaqe 8.5 ha mund të gjeni në ZK Gurrakoc, komuna e Istogut. Prona ka qasje në rrugë publike. Në Istog ka edhe disa lokale në privatizim. Rreth 1ha tokë bujqësore mundë të blihen në ZK Shishman i Bokës, Komuna e Gjakovës. Toka ka qasje në rrugë publike. Gjithashtu rreth 3 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në ZK Jashanicëdhe në ZK Klinafc, në Komunën e Klinës janë në valën e fundit të shitjeve ShAL 45.

Mund të konkurroni për blerjen e një sipërfaqe totale prej 7 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet nëZK Rastavicë, Komuna e Deçanit tokë e ish NSH ErenikuProdhimtaria Primare, prona ka qasje në rrugë publike.

Gjithashtu në valën e shitjes ShAL 45 mund të gjeni tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth 4 ha në ZK Sigë, Komuna e Pejës. Prona nuk ka qasje në rrugë publike të regjistruar.

Toka bujqësore në Zallq 6, me sipërfaqe prej rreth 2.5ha  në ZK Zallq, komuna Istog. Prona ka qasje në rrugë publike, parcela nr. 4-5 në  Çallapek – me sipërfaqe 1.5 ha  në ZK Çallapek, komuna Pejë me qasje në rrugë publike, tokë bujqësore me sipërfaqe 1.65 ha në ZK Çallapek, komuna e Pejës. Prona ka qasje në rrugë publike pronë e ish KBI Bujqësia, si dhe toka bujqësore në Rosulë  me sipërfaqe rreth 5 ha në ZK Rosulë, e cila gjithashtu ka qasje të pjesshme në rrugë publike.

Pastaj në tender është toka në Broliq– ish pronë e KB Kooperimi -me sipërfaqe rreth 8.3ha në ZK Broliq, Komuna e Pejës me qasje në rrugën publike, toka Bujqësore në Budisalc–pronë e ish KB Liria  tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth  8ha në ZK Budisalc, Komuna e Kinës. Prona ka qasje në rrugë publike, toka bujqësore në Kodrali të Becit –me sipërfaqe prej rreth 4.7 ha në ZK Kodrali e Becit – komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike.

Gjithashtu në kuadër të  shitjes ShAL 45 mundë të gjeni tokën bujqësore Toka në Dashinoc 3  me sipërfaqe prej rreth 4 ha që ndodhet në ZK Dashinoc dhe parcela nr. 293 në Dashinocme sipërfaqe rreth 3ha po në ZK Dashinoc, komuna e Deçanit. Prona ka qasje në rrugë publike, pastaj tokë Bujqësore në Damjan me sipërfaqe  rreth 19 ha në ZK Damjan, komuna Gjakovë, gjithashtu ka qasje në rrugë publike.

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto toka apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë. Ofertat duhet të dorëzohen me datën 03 prill 2019të këtij viti në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë.

Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.