Ofroi 20 euro ryshfet për ta kaluar kufirin, arrestohet në Qafë Prush

Ofroi 20 euro ryshfet për ta kaluar kufirin, arrestohet në Qafë Prush

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar të enjten një shtetas të Shqipërisë në pikë-kalimin kufitar në Qafë Prush, pasi i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor për ta kaluar kufirin pa dokumentin përkatës, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, vlera e ryshfetit ishte 20 euro.

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com