Olluri, Beqës: Pse po abuzoni me UÇK-në?

Olluri, Beqës: Pse po abuzoni me UÇK-në?

Parim Olluri, drejtor ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi ka pyetur sot deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqën pse është duke u abuzuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sa herë që partia e tij dhe ai dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale.

Në emisionin Debat Plus, në TV Dukagjini, Olluri i ka thënë Beqës se sa herë që flitet për njerëz të skemave mashtruese dhe sekser, përdoret UÇK-ja për ta pastruar imazhin e tyre personal, raporton Gazeta Insajderi.

“E kam lexuar dje një deklaratë të zotëri Beqaj që thotë se Rrahim Hashimin e njeh si Ushtarë të UÇK-së, po du me pyet pse sa herë që folet për njerëz të skemave mashtruese dhe njerëz që janë sekser përdoret UÇK-ja për ta pastruar imazhin e tyre personal si deputet dhe çfarë ka lidhje UÇK-ja me takimet që zhvillohen me sekser në këtë rast mes Rrahim Hashimit me dostat tjerë të Hajdar Beqës”, ka thënë Olluri.

Ndërsa deputeti, Beqa edhe sipas fotove shihej duke pirë kafe nën shoqërinë e të dyshuarit për fajde Rrahim Hashimin, ka mohuar se e njeh atë.

Beqa ka thënë se ai nuk do të ja lejonte vetës të pinte kafe me njerëz të cilët kanë shkelur ligjet e Kosovës.

“Unë kam thënë kur kam pyet kush është ky djali m’kanë thanë ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare, kaq ma shumë unë nuk dijë, çdo ditë unë takona me qytetarë të ndryshëm, boj foto me qytetarë të ndryshëm, nuk është e imja me ja vlerësu veprimtarinë, janë organet tjera që në moment që e di që një person është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi unë nuk pranojë jo me pi kafe, e as me dal në foto po as me u përshëndet me to”, ka thënë Beqa. /Insajderi.com