Olluri: Nënshtrimi ndaj Veliut, Mustafës e Hazirit është vetëvrasje për Albin Kurtin

Olluri: Nënshtrimi ndaj Veliut, Mustafës e Hazirit është vetëvrasje për Albin Kurtin

Parim Olluri, Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Insajderi, duke folur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, ka thënë se nëse Kurti do t`ia dorëzonte postin e kryeministrit LDK-së, do të bënte vetëvrasje politike.

Me një veprim të tillë sipas Ollurit, Kurti do të gjunjëzohej para Agim Velit, Lutfi Hazirit e Isa Mustafës, duke i dhënën vetës rol dytësor në qeveri.

“E vlerësoj për më të mençur Albin Kurtin! Shpresoj që nuk janë të vërteta spekulimet se ai po bëhet gati për t’ia dorëzuar LDK-së postin e kryeministrit në koalicionin e përbashkët. Është vetëvrasje politike që të bëhet kjo, në kulmin e popullaritetit të tij”, tha Olluri.

Përmes një statusi në Facebook, Olluri ka thënë se me këtë veprim Kurti do t`ia hapte vetes dhe partisë së tij varrin.

“Me dorë të tij, ai do t’ia hapte varrin vetës dhe Vetëvendosjes, të cilën e ka rritur që një dekadë e gjysmë. Me këtë veprim është duke e nënshtruar partinë e tij, duke i dhënë rol dytësor në një Qeveri që në prapaskenë do të drejtohet nga Agim Veliu, Lutfi Haziri e Isa Mustafa.

Nëse Kurti do të bënte një veprim të till, Olluri thotë se po të kish qenë anëtar i VV-së do të organizonte protestë para zyrës së tij.

“Po të isha pjesë e strukturave të VV-së, unë do ta merrja përsiper organizimin e protestave para zyrës se Albin Kurtit. Për ta kundërshtuar këtë të keqe të madhe që po i kanoset atij dhe VV-së”, shkruan Olluri.