Olluri: Pushtetarët lejuan që Kosova  të  humb miliona euro në Arbitrazh

Olluri: Pushtetarët lejuan që Kosova  të  humb miliona euro në Arbitrazh

Betejat e Kosovës me Arbitrazhin mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për buxhetin e vendit, dhe kjo sipas drejtorit ekzekutiv të Gazetës Insajderi, Parim Olluri, me apo pa qëllim, këto gabime janë bërë që para shumë viteve, përmes ligjit që i garantonte investimet e jashtme.

Por për të është e çuditshme pse e njëjta logjikë u përdor edhe në tenderin për pasaporta.

“Tek dhënia e tenderëve është e palogjikshme me u cek si shkallë e parë arbitrazhi qysh ka ndodhë në rastin e kompanisë austriake kur ajo e ka fituar tenderin e pasaportave. Ministria e Punëve të Brendshme shumë lehtë ka mundur t’i thotë ofertuesit të parë se ne nuk pranojmë të shkojmë në arbitrazh edhe me cekë që në kuadër të Gjykatës Themelore, Departamenti për Krime Ekonomike si si vend i ankesave”, ka thënë Olluri për KTV-në.

Me vetëm tri raste nëpër gjykata të arbitrazhit, dy të përfunduara dhe një në proces, Kosova mund të humbë më shumë se 400 milionë euro

Shtetit i kushtoi rreth 7 milionë euro humbja e arbitrazhit me kompaninë austriake në rastin e pasaportave, 30 milionë i humbi Telekomi i Kosovës në përballjen me ZMobile si dhe shumë miliona të tjerë rrezikon t’i humbë shteti nga padia që ka ushtruar kompania Axos në rastin e privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit./Insajderi.com