Olluri tregon si ndodhi që t’i falen tinëz katër hidrocentralë KEDS-it

Olluri tregon si ndodhi që t’i falen tinëz katër hidrocentralë KEDS-it

Gazetari hulumtues dhe drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, ka treguar për biznesin famëkeq të kompanisë turke e cila tashmë e ka në pronësi KEDS-in.

Olluri ka thënë se nuk ka asgjë që mund të vlerësohet pozitive te kjo kompani dhe se siç ka thënë ai, gjithçka që lidhet me KEDS-in është problematike.

“Po realisht gati pothuajse gjithçka që lidhet me KEDS-in është problematike. Nuk ka diçka që me mujtë me e vlerësu pozitive. Kjo ëahtë kompania që për mendimin tim është më famëkeqe për shkak të vendimeve të padrejta që i merr në kurriz të qytetarëve. Problemet e mëdhaja me KEDS kanë filluar qysh nga shitja e tij nga qeveria e Kosovës në drejtim të dy korporatave “Çalik” dhe “Limak”. Transaksioni më shumë sesa ekonomik të një transaksioni politik, ku drejtuesi i kompanisë ishte dhëndrri i Erdoganit, i cili tashmë është bërë ministër i ekonomisë”.

Olluri tregon edhe mënyrën se si KEDS-it, nuk u ishte dhënë vetëm distribucioni por edhe një pjesë e prodhimit.

“Pastaj përveç problemit politik, ky problem është bërë edhe problem penal, duke i falur tinëz edhe katër hidrocentrale të KEK-ut. Këto u janë falur KEDS-it, pa asnjë kuntesë për shtyp. është dashur që ato katër hidrocentrale të shpallen në tender dhe të konkurojnë edhe kompanitë tjera, por kjo nuk ndodhi dhe ato në mënyrë tinëzare iu falën KEDS-it dhe tani ka një hetim të Prokurorisë për këtë rast. Por ende nuk ka ndonjë epilog final për këtëvrast. Unë nuk besoj që do të ketë epilog final të duhur, ku atu hetohet edhe Besim Beqaj, për të cilin duke e ditur ndikimin e madh në sistemin gjyqësor, mund të ketë ndonjë dënim për të”, ka thënë Olluri.

Dokumentarin e plotë të InDoks mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018