Olta Gixhari e revoltuar për gjobën që mori në kryeqytetin shqiptar

Olta Gixhari e revoltuar për gjobën që mori në kryeqytetin shqiptar

Aktorja, Olta Gixhari është kthyer në Shqipëri nga Spanja ku jeton me partnerin e saj që disa kohë, njofton Insajderi.

Me ardhjen e saj në vendlindje ajo zbuloi edhe shumë të pathëna nga jeta private dhe si u takua me babain e djalit të saj të parë.

Ka gati një muaj që aktorja po qëndron në Tiranë dhe natyrisht me të është edhe i biri. Së fundmi ajo ndau një revoltë të sajën në lidhje me një gjobë që mori në komunikacion. Aktorja u gjobit për vendin ku kishte parkuar makinën, ani se kishte një muaj që po e parkonte aty dhe nuk kishte marrë dënim.

Në një postim në Instagram ku shpjegon gjithë situatën ajo etiketoi edhe llogarinë zyrtare të Erion Veliajt në Instagram.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com