OLV UÇK kërcënon me protesta të përditshme nëse Hoti nuk e ndërpre dialogun me Serbinë

OLV UÇK kërcënon me protesta të përditshme nëse Hoti nuk e ndërpre dialogun me Serbinë

Kryetari i OLV UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do të ketë protesta të përditshme nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ndërpre dialogun me Serbinë.

Kjo për shkak listave që Serbia të listave që Serbia i ka të dorëzuara në INTEROL, për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, persona të cilët shteti serb i konsideron “të kërkuar”, me akuzë “cenim i rendit” të shtetit serb përmes siç pretendojnë autoritetet serbe “veprimeve terroriste”.

Apeloj tek Kryeministri Hoti, që t’i ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të INTERPOL që i ka dërguar Serbia është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol”, ka thënë Gucati.

Pas një pauze të gjatë, Kosova dhe Serbia, kanë filluar dialogun në tryezën e Bashkimit Evropian. Pas një diskutimi të gjatë se cila tryezë duhet t’i rifillojë bisedimet; tryeza e Uashingtonit apo e Brukselit. /Insajderi.com/