Seria e flagshipëve të kompanisë përbëhet nga dy modele, OnePlus 7T dhe OnePlus 7T Pro të ciët do të pasojnë telefonët e prezantuar në fillim të vitit. OnePlu" />

OnePlus prezanton flagshipin e radhës me 26 Shtator

OnePlus prezanton flagshipin e radhës me 26 Shtator

Seria e flagshipëve të kompanisë përbëhet nga dy modele, OnePlus 7T dhe OnePlus 7T Pro të ciët do të pasojnë telefonët e prezantuar në fillim të vitit.

OnePlus 7T do të prezantohet më 26 Shtator në Indi dhe Amerikën e Veriut bëri të ditur kompania ditën e sotme.

Seria e flagshipëve të kompanisë përbëhet nga dy modele, OnePlus 7T dhe OnePlus 7T Pro të ciët do të pasojnë telefonët e prezantuar në fillim të vitit OnePlus 7 dhe 7 Pro.

OnePlus gjithashtu do të mbajë një aktivitet të tretë më 10 Tetor ku premton akoma më shumë. Vetë ftesa nuk jep shumë detaje ndërsa mbi të përmendet ekrani 90Hz i OnePlus 7 Pro.

Sipas spekulimeve, ky ekran i cili ofrohej vetëm për modelin më të shtrenjtë, mund të rikthehet por kësaj here tek të dy modelet e OnePlus 7T.

Sa i përket specifikave të tjera OnePlus 7T do të fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 855+, një bateri prej 3,800 mAh për 7T dhe 4,085 mAh për 7T Pro.

Informacionet rreth çmimit dhe debutimit mungojnë. Ndërsa në SHBA dhe Indi telefoni debuton më 26 Shtator në Evropë nuk do të vijë përpara datës 10 Tetor.