Operacion i Policisë “Masazha 2021”, arrestohen gjashtë persona

Operacion i Policisë “Masazha 2021”, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona në kuadër të aksionit “Masazha 2021”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë inspektuar 53 lokale e 29 prej tyre janë mbyllur.

Po ashtu është parë së shumë nga punëtorët e shteteve si Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova, kanë mungesë të lejes së qëndrimit dhe të punës në Kosovë.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë orë.

Po ashtu janë dhënë gjoba nga inspektorët komunalë për mungesë të arkës fiskale si dhe mungesa e dokumenteve të punës. /Insajderi.com