Operacion kundër krimit, njësitë speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Operacion kundër krimit, njësitë speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një operacion për Të kryer një aksion kundër krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë zonë dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit.

Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës./Insajderi.com