Operatorët Gjermanë dhanë 6.6 miliardë euro për frekuencat 5G

Operatorët Gjermanë dhanë 6.6 miliardë euro për frekuencat 5G

Gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare shihet si jetike për kompanitë industriale në Gjermani të cilat duan ta përdornin 5G për të avancuar operacionet e tyre kryesisht në makinat autonome dhe internetin e gjërave.

Tenderi i frekuencave 5G në Gjermani u mbyll ditën e Mërkure pasi grumbulloi plot 6.6 miliardë euro në një betejë të egër mes Deutsche Telekom dhe Vodafone që zgjati për 52 ditë.

Shuma ishte shumë më e lartë sesa kishin pritur analistët prej 3 deri në 5 miliardë euro.

Katër kompanitë që fituan të drejtat e ofrimit të shërbimeve 5G ishin Deutsche Telekom me 2.2 miliardë euro, Vodafone me 1.9 miliardë euro, Telefonica me 1.4 miliardë euro dhe Drillisch me 1.1 miliardë euro.

Deutsche Telekom kritikoi çmimin e lartë të frekuencave 5G. Kompania tha se kjo do të bëhet pengesë për zgjerimin e rrjetit 5G brenda afateve të parashikuara.

Shefi i operacioneve Gjermane të Vodafone gjithashtu mbështeti qëndrimin e Deutsche Telekom duke thënë se tenderi ka qenë një fatkeqësi për Gjermaninë

Por për ministrin Gjermane të financave Olaf Scholz, ankandi i frekuencave 5G ka qenë një sukses dhe vendi synon ti përdorë për të financuar zhvillimin e infrastrukturave dixhitale në vend.

Gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare shihet si jetike për kompanitë industriale në Gjermani të cilat duan ta përdornin 5G për të avancuar operacionet e tyre kryesisht në makinat autonome dhe internetin e gjërave.

Ankandi i fundi i frekuencave celulare u mbajt në 2015-ën ku u ngritën 5.09 miliardë euro.