Opozita e Serbisë nuk ftohet në dialogun për Kosovën

Opozita e Serbisë nuk ftohet në dialogun për Kosovën

Askush nga opozita nuk është ftuar të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.

Kështu kanë deklaruar kryetarit i partisë “Levice Srbije” Borko Stefanovq, Presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak dhe ish-deputetja eKosovës Rada Trajkoviq.

“Sot u mbajt takimi i parë i dialogut të brendshëm me ekspertët ligjor, të ftuar ishin edhe profesorë të së drejtës kushtetuese, dekanë nga universitetet në Serbi, ata paraqitën disa pikëpamje ligjore, por nuk e dimë se çfarë, vetëm dëgjuam se ata ishin të pranishëm,” tha Stefanoviq në tubim “Debati për Kosovën: Dialogu i brendshëm ose monologu”, organizuar nga Instituti për Çështje Evropiane, transmeton Klan Kosova.