Opozita greke kërkon shikim në tekst të Kushtetutës maqedonase

Në Këshillin për siguri dhe politikë të jashtme të parlamentit grek sot është vazhduar debati mbi Marrëveshjen e Prespës.

Opozita greke kërkon shikim në tekst të Kushtetutës maqedonase

Gjatë debatit opozita ka kërkuar shikim në tekstin e ndryshimeve të Kushtetutës së Maqedonisë

Jorgos Kumucakos nga rrallët e partisë opozitare Demokracia e Re ka kërkuar shikim në Kushtetutën e Maqedonisë, si dhe në tekstin e dorëheqjes së ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias, transmeton MIA.

Kumucakos ka thënë se takimi i këshillit nuk mund të vazhdohet pa shikim të tekstit të Kushtetutës maqedonase, por edhe pa e ditë se çfarë shkruan në dorëheqjen e Kociasit, në të cilën ish ministri shpjegon arsyet e dorëheqjes së tij.

Përfaqësuesi i ministrisë së jashtme greke dhe deputeti i partisë në pushtet SYRIZA ka shpjeguar se amendamentet e reja nuk bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesë e Kushtetutës, por se shtohen në fund të tekstit të Kushtetutës dhe se janë cituar në Notën Verbale me të cilën ministria e jashtme e Maqedonisë e ka informuar Greqinë se procesi kushtetues i revizionit është përfunduar.

Deputeti i partisë ultra djathtiste Agimi i Artë Ilias Kasidaris ka reaguar përse nuk është dorëzuar i gjithë teksti i Kushtetutës së Maqedonisë dhe ka theksuar se për partinë e tij i gjithë procesi është jolegal, sepse nuk e ka nënshkrimin e presidentit të Maqedonisë Georgi Ivanov./Insajderi.com.