Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë në Maqedoninë Veriore

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë në Maqedoninë Veriore

Kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe ministrit të shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për shkak siç thuhet në komunikatë numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga Covid-19, njofton Insajderi.

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve”.

“Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit.Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 njerëz në ditë. A keni ndërgjegje, a e dini se çfarë po i bëni vendit. Jepni dorëheqje dhe mos bëni asgjë, me siguri se kështu më shumë njerëz do të shpëtojnë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /Insajderi.com