Opozita në Serbi paditë Vuçiqin

Opozita në Serbi paditë Vuçiqin

Një grup intelektualësh, përfshirë akademikun Kosta Cavoski, prof. dr Milo Lompar, prof. Dr Dejan Miroviq, ish deputet nga Kosova Dr. Marko Jaksic, Dragana Trifkoviq dhe të tjerë, ngritën kallëzime penale kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq për gjoja rrezikimin e rendit kushtetues dhe integritetit të Serbisë, njofton Insajderi.

Aplikantët e këtij kallëzimi penal tregojnë se ata paraqesin kërkesën penale në fjalë në interes të përgjithshëm.

Ata kërkojnë nga autoritetet kompetente një reagim dhe veprim urgjent mbi raportin, duke kontrolluar pretendimet e tij dhe duke lëshuar një urdhër për të kryer një hetim, ndaj Vuçiqit.

“Kjo akuzë veçanërisht tërheq vëmendjen e padisë publike për faktin se Vuçiqi, nga pozita e kreut të shtetit, ofroi idenë e tij personale të formuluar përmes një “platforme” private për gjoja zgjidhjen e problemit të Kosmetit përmes delimitimit antikushtetues dhe shkëmbimit të territoreve tek autoritetet e paligjshme në Prishtinë dhe Hashim Thaçit, me një shpërdorim të dukshëm të pushtetit dhe autoritetit “, thuhet në shpjegimin e këtyre intelektualëve serbë.

Kujtojmë, që takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, do të mbahet me 4 shtator.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.

Sipas Kushtetutës së Serbisë Kosova, është pjesë përbërëse është pjesë territoriale e Serbisë dhe çdo pyetje, e drejtuar ndaj Gjykatës në Beograd lehtë mund të cenojë procesin e bisedimeve, duke pasur parasysh që negociatat në Bruksel dhe Uashtington bëhen në mes të dy shteteve Kosovës dhe Serbisë dhe jo në instanca politike dhe krahinore siç e parasheh Kushtetuta e Serbisë. Pyetjet e drejtuara ndaj Kushtetueses së Serbisë si duket kanë tendencë ndërprerjen e këtyre bisedimeve./Insajderi.com