Opozita nuk merr pjesë në seancën ku flet presidenti Thaçi

Opozita nuk merr pjesë në seancën ku flet presidenti Thaçi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se deputetet e tyre nuk do të marrin pjesë në adresimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi ai nuk përfaqëson unitetin e popullit siç ia kërkon Kushtetuta.

Hoti ka numëruar 6 arsye pse nuk përfaqëson unitetin, duke thënë se përveç tjerëve kishte diskurs negativ ndaj bashkësisë ndërkombëtare për Gjykatën Speciale.

Gjithashtu prezent në këtë seancë nuk janë as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.