Opozita: Seanca po shtyhet në mënyrë që të realizohet takimi Thaçi-Vuçiq

Opozita: Seanca po shtyhet në mënyrë që të realizohet takimi Thaçi-Vuçiq

Shtyerjen e seancës nga qeveria për disa herë me radhë, si hapje të rrugës për Thaçin po e cilësojnë partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ato kanë mbajtur një kofnerencë për media në hollin e Kuvendit, ku kanë akuzuar partitë në pushtet për shtyerjen e kësaj seance.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi është uzurpuar qe 40 orë, duke akuzuar se ata nuk po duan përfundimin e seancës.

“Kuvendi është uzurpuar qe 40 orë, dhe qeveria po dëshiron që kjo seancë të mos përfundojë në mënyrë që të ndodhë takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit më 7 shtator”, ka deklaruar Konjufca.

Mos-thirrjen e seancës nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shefi i deputetëve të VV-së e ka cilësuar si lojë.

Para deputetëve ka folur edhe deputetja nga PSD-ja, Shqipe Pantina.

Ajo ka thënë se do të insistojnë që seanca e thirrur nga opozita duhet të mbahet mënjëherë. /Insajderi.com