Koalicioni opozitar në Maqedoninë e Veriut Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë akuzuar Qeverinë e RMV- së e udhëhequr n" />

Opozita shqiptare në Maqedoni: Dështuan integrimet, synohet edhe bllokimi i Shqipërisë”

Opozita shqiptare në Maqedoni: Dështuan integrimet, synohet edhe bllokimi i Shqipërisë”

Koalicioni opozitar në Maqedoninë e Veriut Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë akuzuar Qeverinë e RMV- së e udhëhequr nga LSDM dhe BDI se kanë marrë formën e një regjimi që po e dërgojnë vendin në gjendje izolimi duke e bllokuar procesin integrues për shkak të keqmenaxhimit dhe keq qeverisjes pesëvjeçare, shkruan Insajderi.

Por, kjo sipas zëdhënësit të këtij koalicioni, Flakron Bexheti, nuk i pengon Ministrit të Punëve të Jashtme  të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmanit të  vazhdojë të shëtisë me para të tatimpaguesve në vendet të cilat nuk kanë nevojë të binden për hapje të negociatave për BE, si Gjermania, Danimarka e Suedia.

“Kujtojmë se gjatë katër viteve të fundit, Qeveria  LSDM-BDI ka marrë disa refuzime të vazhdueshme për hapje të negociatave për BE për shkak të gjendjes kritike me lirinë e mediave, skandaleve të  përditshme korruptive, gjyqësorit të politizuar e të etnizuar dhe falimentimit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës. ( e kur jemi tek korrupsioni edhe vetë Kryetarja e Komisionit për parandalimin  e Korrupsionin zonj, Biljana Ivanovska, ditë më pranoi se Situata me korrupsionin është mjaft serioze duke ju referuar edhe raportit të Këshillit Evropian për Maqedoninë e Veriut vlerësimit të GREKO-s si dhe indeksit për perceptimin e korrupsionit  të Tranparensi Internatonal.) Së fundmi, dështimeve të tyre u është shtuar edhe paaftësia për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë” nënvizoi Bexheti.

Gjithë këto vite, Bujar Osmani bashkë me Zoran Zaevin  kanë lobuar në korridoret evropiane për shkëputje nga Shqipëria duke e paraqitur këtë të fundit si pengesë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha Bexheti.

Ndërsa tani që institucionet evropiane po flasin hapur se Shqipëria i ka kryer detyrat dhe se problemi është te Maqedonia e Veriut, opozita shqiptare akuzon Osmanin se ka ndërruar pozicionin dhe po bllokon edhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke lobuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen.

“Ministri i Punëve të Jashte Bujar Osmani është bërë maskotë e izolimit dhe e dështimit të integrimit për Maqedoninë e Veriut, por tani kjo maskotë po kalon kufijtë dhe po dëmton edhe Shqipërinë.  E rikujtojmë kryeministrin Zaev, zv, Ministrin per Eurointegrime Nikolla Dimitrov dhe Miniistrin e Punëve të jashtme Bujar Osmanin  të cilët vazhdimisht kanë thënë për tre vite me rradhe se zgjerimi bazohet në merita idividuale të shteteve kandidate. Andaj është mirë ta pranoni dështimin tuaj dhe ti hapni rrugën Shqipërisë e cila i ka kryer detyrat e veta. Nëse nuk mundeni për vete mos u bëni pengesë për të tjerët dhe për rajonin” theksoi zëdhënësi Bexheti.

Koalicioni opozitar shqiptar në RMV  Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i kanë bërë thirrje shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit që të ndalojë udhëtimet dhe shpenzimet e padobishme në një kohë kur, siç shprehen ata, qytetarët janë varfëruar nga keqmenaxhimi i këtij pushteti me pandeminë dhe me rimëkëmbjen e domosdoshme ekonomike. /Insajderi.com