Orët e vona nuk po i sheh si pengesë një kompanie të ndërtimit në Fushë Kosovë. Kur ora është rreth 21 e 30 punëtorët janë ende nuk punuar.
Përkundër orëve të vona punëtorët janë duke vazhduar punën edhe në temperatura të ulëta sikurse që janë tani -5 gradë celsius, shkruan Insajderi.
Një lexues i Gazetës Online Insajderi ka dërguar një fotografi duke thënë se një kompani e sektorit të ndërtimtarisë është duke vazhduar punën afër shkollës “Mihal Grameno”.
InDOKS kishte publikuar muaj më parë dokumentarin “Ndërtimi mbi Gjak” ku tregohej për vdekjet e punëtorëve gjatë orarit të punës.
Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë sektori më i prekur ku punëtorët kosovarë kanë humbur jetën.
https://video.gjirafa.com/indoks-ndertim-mbi-gjak