Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë Covid-19

Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë Covid-19

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19, njofton Insajderi

Gjithashtu në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj./Insajderi.com