Ora e re inteligjente e Samsung mat presionin e gjakut

Ora e re inteligjente e Samsung mat presionin e gjakut

Samsung zyrtarisht prezantoi ditën e djeshme krahas Galaxy S10 dhe Galaxy Fold, veshjet e reja elektronike ku përfshihet edhe një orë inteligjente si Galaxy Watch Active.

Ora mund të monitorojë presionin e gjakut përveç rrahjeve të zemrës i cili është edhe ndryshimi më i madh funksional i orës.

Gjithashtu ka pësuar edhe ndryshime estetike me një trup të ri prej alumini dhe materiale të reja rripash krahasuar fytyrave të reja dixhitale.

Ora ka 4GB memorie dhe ofron mbështetje për Wi-Fi, Bluetooth dhe pagesa mobile me NFC. Mund të gjurmojë deri në 39 aktivitete, të monitorojë gjumin, të numërojë hapat dhe ka GPS të integruar.

Kompania thotë se ora mund të karikohet me teknologji wireless edhe nga Galaxy S10. Asistenti virtual Bixby i integruar mund të realizojë thirrje dhe të dërgojë mesazhe nga ora.

Specifikat e harduerit janë si mëposhtë:

  • Ekrani: 1.1-inç 360×360
  • Bateria: 230 mAh
  • Procesori: Exynos 9110
  • RAM: 768MB
  • Karikim wireless dhe rezistent 5ATM ndaj ujit

Samsung thotë se ora do tu kushtojë 199 dollarë dhe del në shitje më 8 Mars. Konsumatorët mund ta porositin nga dita e sotme deri më 7 Mars do të marrin karikuesin wireless falas. Ora vjen në katër ngjyra: zezë, argjendtë, rozë të artë dhe jeshile.