‘Ora policore’ nuk vlen për hajnat – Pamje se si vidhet një dyqan në Lutogllavë të Pejës

 ‘Ora policore’ nuk vlen për hajnat – Pamje se si vidhet një dyqan në Lutogllavë të Pejës

Në Lutogllavë të Pejës, sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, dy hajna të maskuar kanë hyrë në një dyqan ku kanë vjedhur të gjitha gjërat, shkruan Gazeta Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i dyqanit i cili po ashtu ka dërguar edhe dy video në adresë të redaksisë.

Në video shihen dy persona të maskuar, të cilët hapin derën e dyqanit dhe hyjnë brenda, teksa pas pak minutash ata dalin me disa thasë të mbushur.

Ai ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, për këtë rast.

Insajderi, ka provuar të kontaktojë me policinë rajonale të Pejës, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

Kjo vjedhje ka ndodhë edhe pse në Kosovë tash e disa ditë janë duke u zbatuar masa të ndalimit të qarkullimit të qytetarëve pas orës 17:00, pas rasteve me virusin COVID-19./ Insajderi.com