Orar shtesë për pagesën e taksës rrugore

Orar shtesë për pagesën e taksës rrugore

Për shkak të situatës që ka shkaktuar pandemia, ku shumë shërbime publike i kanë reduktuar shërbimet ose i kanë ndaluar krejtësisht, shumë qytetarë kane shfaqur ankesa për radhët e gjata për të pritur qe të kryejnë një shërbim publik.

Për të lehtësuar këto pritje të gjata, Komuna e Prishtinës, ka aranzhuar orar shtesë edhe të shtunave nga ora 09:00 – 13:00, njofton Insajderi.

Gjatë këtij orari shtesë, qytetarët mund ta paguajnë taksën e rrugës për regjistrim të automjeteve.

Ditëve të fundit janë parë radhë të gjata dhe kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve për regjistrim të automjeteve./Insajderi.com