ORCA reagon për mosakreditimin e Universiteteve Publike – ndër to ka edhe private

ORCA reagon për mosakreditimin e Universiteteve Publike – ndër to ka edhe private

Orca, Organizata për rritjen e cilësisë në Arsim, ka reagur për vendimin e KShC-së për mosakreditimin e Universiteve publike në Kosovë, shkruan Insajderi.

Ata përmes komunikatës kanë thënë se në Universitetin e Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit nuk lejohet regjistrimi i studentëve të rinj për këtë vit.

Kjo organizatë ka bërë me dije se përpos këtyre tri universiteteve publike, nuk janë akredituar as universitetet private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova ArtaAcademy ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim./Insajderi/

Për mosakreditimin e universiteve e ka konfirmuar edhe Dukagjin Zeka, pjesë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.