Organizata e cila proklamon mbrojtjen e mjedisit – mbush tavolinat me shishe të plastikës, prezent Kurti dhe Osmani

Organizata e cila proklamon mbrojtjen e mjedisit – mbush tavolinat me shishe të plastikës, prezent Kurti dhe Osmani

Derisa Kosova është duke u përballur me ndotje të ajrit dhe një ndër ndotësit e saj po del të jetë mbetjet plastike, në një event të thirrur nga një organizatë qeveritare që proklamon mbrojtjen e mjedisit, tavolinat e saj kanë qenë të mbushura me shishe të plastikës.

Në këtë event, kanë qenë prezent Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që po pretendon postin e kryeministrit dhe Vjosa Osmani, ish-kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Insajderi.

Ky event i organizuar nga kjo organizatë qeveritare, sonte ndante çmime organizatave dhe individëve që kanë pasur qëllime për të mbështetur iniciativat për mbrojtjen e ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale.

“Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, me Çmimin FIDES do të shpërblehen kompanitë, organizatat dhe individët nga Kosova dhe Diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /Insajderi.com