“Organizatën ‘Syri i Popullit’ e themeluan zyrtar të Vetëvendosjes”

“Organizatën ‘Syri i Popullit’ e themeluan zyrtar të Vetëvendosjes”

Blerand Stavileci nga PDK-ja ka thënë se organizatën e cila u shpall terroriste e kanë themeluar zyrtar të Lëvizjes Vetë-vendosje, duke e quajtur atë si parti të krimit.

“U dëshmua me fakte se zyrtarë të kësaj partie me bërthamë terroriste janë të përfshirë në korrupsion, terrorizëm dhe lidhje mafioze me oligarkë. U vërtetua se anëtarë të kësaj organizate janë terroristë që sulmojnë institucionet e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme”, ka thënë Stavileci para medieve.

“Të ju rikujtojmë se organizata ‘Syri i Popullit’ me listë për likuidimin e 20 vetave, në mesin e tyre politikanë, gazetarë e të tjerë, na doli të jetë e themeluar nga zyrtarë të ‘Vetëvendosjes’”, ka shtuar tutje Stavileci.

“Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kanë nxjerrë fotografi të zyrtarëve të shtetit, të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë, të gazetarëve, duke i shpallur “kriminelë”, duke i çnjerëzuar dhe duke i rrezikuar edhe me jetë. Kështu ‘Vetëvendosje’ i ka futur në palcë frikën gjithë atyre që nuk u rreshtohen nga pas”, ka shtuar ai./Insajderi.com