Organizimi i birrës në Prishtinë që solli rrahje dhe dhunë – ministri kërkon mbylljen e tij urgjentisht

Organizimi i birrës në Prishtinë që solli rrahje dhe dhunë – ministri kërkon mbylljen e tij urgjentisht

Të paktën dy rrahje masive kanë ndodhur në festivalin e birrës që ështe duke u mbajtur tash e disa ditë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Therje me thikë dhe rrahje masive janë dy ngjarjet që e kanë karakterizuar këtë organizim përveç muzikës dhe të miturve që konsumojnë alkool.

Për këtë organizim, ka reaguar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Shala përmes Facebook ka njoftuar se pas inspektimit të jashtëzakonshëm nga inspektorati i MTI-së, ka marrë vendim ta mbyllë aktivitetin “Beer and Wine Festival Prishtina”.

Ai këtë vendim ka thënë se e ka ndërmarrë pas ankesave dhe shkeljeve që janë evidentuar në këtë organizim si konsumimi i pijeve alkoolike nga personat e mitur.

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë”, ka shkruar Shala./Insajderi/