Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, derisa ka uruar Vitin e Ri, ka thënë se partneriteti midis këtyre dy vendeve është bërë më i fortë se kurrë, njofton Insajderi.
Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku tutje u shpreh se ishte një vit i gjatë dhe i vështirë.
“Ka qenë një vit i gjatë dhe i vështirë, por partneriteti midis Italisë dhe Kosovës u bë më i fortë se kurrë”, tha ai.
“Ja për fillimet e reja, gëzuar vitin e ri për të gjithë!”, ka uruar tutje Orlando. /Insajderi.com