Orlando thirrje institucioneve: Zgjedhjet të jetë transparente dhe të besueshme

Orlando thirrje institucioneve: Zgjedhjet të jetë transparente dhe të besueshme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, u ka bërë thirrje institucineve të vendit që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën (14 shkurt), njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Twitter, është shprehur se vetëm kështu arrihen zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin.

“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando./Insajderi.com