Orlando uron Konjufcën: Kosova ka mbështetjen italiane në rrugën euroatlantike

Orlando uron Konjufcën: Kosova ka mbështetjen italiane në rrugën euroatlantike

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, ka uruar Glauk Konjufcën për detyrën e re duke shprehur se Italia do të mbështesë rrugën euro-atlantike të Kosovës, njofton Insajderi.

Orlando këtë urim e bëri derisa ka vizituar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Në një takim miqësor, ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ndau pikëpamjet e tij mbi përparësitë e legjislativit. Ne diskutuam punën urgjente mbi reformat kyçe në përputhje me agjendën e BE-së. Unë i urova sukses në mandatin e tij dhe e sigurova për vendosmërinë e Italisë për të mbështetur rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Glauk Konjufca është zgjedhur të hënën kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu do të ushtrojë detyrën e presidentit. /Insajderi.com