fbpx

Orligarku rus dhe biznesmeni kosovar, si u shkatërrua një fabrikë në Kosovë dhe la rreth 500 persona pa punë

Orligarku rus dhe biznesmeni kosovar, si u shkatërrua një fabrikë në Kosovë dhe la rreth 500 persona pa punë

“Llamkosi” është në prag të shkatërrimit total. Të shitet edhe për skrap. Falimentimi ka ndodhur shumë kohë më parë. Por, kush e solli në këtë situatë? Insajderi kishte publikuar kohë më parë një hulumtim që jep përgjigje në këtë pyetje. Emri kyç në këtë histori është Jeton Sadiku.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Ai fillimisht kur u arrestua madje edhe nënshkroi një pranim fajësie. I pranonte dy vite burg, por shtetit iu duk pak. Atë Prokuroria e akuzonte për mashtrim të disa bankave në Kosovë dhe një në Londër. Viktima më e madhe e mashtrimeve të Sadikut është “Standard Bank PLC” në Londër e cila në disa raste ia ka dhënë atij mbi 26 milion e 156 mijë euro kredi të cilat nuk i ka kthyer kurrë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Por, si dyshohet se Jeton Sadiku e bankën në Londër? Sadiku që ka nënshtetësi britanike kishte futur “Llamkosin” hipotekë në Standard Bank. Kur kredia nuk është kthyer, banka inicio procedura për ta marrë fabrikën si hipotekë marrjes së hipotekës. Ndërkohë, prona është manipuluar në Komunën e Vushtrrisë, në drejtorinë e kadastrit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Dhe viktimë e një grupi të dyshuar mashtruesish rreth Sadikut kishin rënë edhe bankat kosovare. Kështu, Sadiku akuzohej se bashkë me avokatin Arlind Jupolli,e po ashtu në bashkëkryerje me Renata Sadikun e David Hulme kanë mashtruar dhe i kanë shkaktuar dëme Bankës Kombëtare Tregtare – dega Kosovë. Dëmi ndaj bankës, duke bërë mbitërheqje është së paku 250 mijë euro.

Jeton Sadiku akuzohet po ashtu për mashtrim të bankës Ekonomike. Me 16 shkurt 2014 kishte lidhur kontratë me këtë bankë duke marrë 480 mijë euro kredi me hipotekë. Partneri i tij David Hulme si menaxher i shitjes dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Coresteel SHPK ka qenë garantues i kësaj marrëveshje. Të dy e kanë ditur se parcelat të cilat janë lenë si hipotekë nuk janë liruar nga hipoteka e mëhershme. Me anë të këtij mashtrimi ata kanë realizuar këtë kredi gati gjysmë milioni euro.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Orligarku rus dhe biznesmeni kosovar, si u shkaterrua një fabrikë në Kosovë dhe la rreth 500 persona pa punë

Siç raportonte “Gazeta Jeta në Kosobë” Sadiku drejtoi dhe ishte pronar i pjesshëm i firmës “Bel & Steel”, e cila merrej me tregtim të çelikut. Andrey Dobrov mbante pronësinë mbi 90 për qind të aksioneve të kësaj firme. Kjo firmë e krijuar në vitin 1995 falimentoi në vitin 2002 me mbi një milion sterlina borxh, përfshirë këtu borxhet ndaj gjigandit të industrisë së çelikut dhe thëngjillit nga Novosibirsku i Siberisë, e cila ishte pronë e vetë Dobrovit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Në shtator të vitit 2001, një firmë me emër të ngjashëm – Belsteel Management – u krijua në Zvicër. Allan Dennis Cooper, investitor në biznese të ndryshme në Evropën Lindore, i cili drejton një sërë kompanish me seli në Londër dhe Zvicër, ishte themelues i kësaj firme përkrah partnerit të tij afarist Christian Sutter.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Sipas një interviste të publikuar të Dobrovit, Cooper ishte anëtar i bordit të Belon Group nga viti 2004. Shpejt ndryshoi edhe emri i firmës së re në Coresteel AG.  Sipas regjistrave publikë të Zvicrës, Sadiku ishte pronari i vetëm i Coresteel AG, edhe pse nuk bëhet e qartë nëse ai kishte qenë pronar i vetëm gjatë tërë jetëgjatësisë së firmës. Ai u bë drejtor i saj në vitin 2003.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Me krejt këto lidhje, Sadiku arriti që ta marrë nën kontroll “Llamkosin”. Madje PDK-ja në pushtet po i jepte përkrahje publike. E quanin privatizim i suksesshëm. E tha Besm Beqaj i PDK-së, që më vonë u akuzua në aferën ‘Pronto” të publikuar nga Insajderi.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Por, sa i suksesshëm ishte në fakt ky privatizim? A kishte probleme që në fillim të privatizimit?

InDoks ka gjetur se kur fabrika iu dha firmës së Jeton Sadikut, ishte një firmëtjetërkosovare në garë. Kompania ‘Inter Steel’. Kjo kompani nuk ka pranuar që të jap komente për këtë dokumentar, por në një vendim të Gjykatës Kushtetuese vendosi kundër tyre. E la AKP-në që të vazhdonte që të ia barte këtë pronë firmës së Jeton Sadikut. Vendimin e nënshkroi edhe Enver Hasani.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit Si ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetitSi ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

Posted by InDoks on Sunday, 17 February 2019