Osmani: Ata që e krijuan “sistemin rrënjësisht të prishur” s’mund ta rregullojnë

Osmani: Ata që e krijuan “sistemin rrënjësisht të prishur” s’mund ta rregullojnë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërheqjes së Ambasadës amerikane nga procesi i monitorimit të zgjedhjes së kryeprokurorëve, duke thënë se ata që e “krijuan ‘sistemin e prishur’, s’mund ta rregullojnë”, njofton Insajderi.

Në rrjetin social Twitter, Osmani ka shkruar  se “ata që e krijuan, mbështetën, ndihmuan dhe lejuan ‘sistemin rrënjësisht të prishur’, s’mund ta rregullojnë. Atë e përdorin për ta mbrojtur veten. Pikë”.

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. “Për vjet me radhë, ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane./Insajderi.com